Zgjidhen 20 anëtarët e Kryesisë së re të Partisë Demokratike
Partia Demokratike ka zgjedhur 20 anëtarët e Kryesisë së re. Pas përfundimit të numërimit elektronik, ka rezultuar se më e votuara ndër kandidatet gra është Fatbardha Kadiu me 141 vota, ndërsa nga kandidatët burra është Belind Këlliçi me 192 vota.
Nga 227 fletë votimi të numëruara, 6 prej tyre rezultuan pjesërisht të vlefshme dhe 2 të pavlefshme.
Nga 20 anëtarë që ka Kryesia, 6 prej tyre do të jenë gra dhe 14 burra. Në zgjedhjet e zhvilluara këtë të shtunë, morën pjesë 227 nga 280 anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së.
Kandidatet fituese
-Fatbardha Kadiu (148 vota)
-Ina Zhupa (126 vota)
-Jozefina Topalli (118 vota)
-Edit Harxhi (85 vota)
-Mimoza Hajdarmataj (78 vota)
-Eleina Qirici 75 vota
Kandidatët fitues
-Belind Këlliçi (192 vota)
-Flamur Noka (166 vota)
-Oerd Bylykbashi (148 vota)
-Ervin Minarolli (137 vota)
-Luçiano Boçi (128 vota)
-Agron Shehaj (123 vota)
-Luan Baçi (121 vota)
-Grigels Muçollari (116 vota)
-Gent Strazimiri (100 vota)
-Enno Bozdo (96 vota)
-Keltis Kruja (91 vota)
-Arben Ristani (90 vota)
-Aldo Bumçi (89 vota)
-Florion Mima (88 vota)
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara