Zgjidhet kreu i BIA, kush është miku i Vuçiç në krye të “Inteligjencës” serbe

13 Qershor 2024 | 10:44

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë në seancën e djeshme miratoi emërimin e zyrtarit dhe deputetit të Partisë Progresive Serbe, Vladimir Orliç, për drejtor të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), njoftoi Kabineti i Presidentit të Serbisë.

Në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, të cilën e kryesoi presidenti i atij vendi, Aleksandar Vuçiç, është diskutuar për situatën aktuale të sigurisë “me referencë të veçantë për situatën në Serbi”.

Vladimir Orliç ka qenë deputet i SNS-së në pushtet në Parlamentin serb për disa mandate, ndërsa nga viti 2022 deri në vitin 2024 ka qenë edhe kryetar i parlamentit serb.

Ai është i njohur për publikun në Serbi si bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit.

Aleksandar Vulin i danskionuar nga Amerika, ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të BIA-s dhe ka deklaruar se këtë e ka bërë pasi nuk ka dashur të jetë “rast për shantazhe dhe presione ndaj Serbisë dhe botës serbe”.

Në shpjegimin e vendimit për largim nga posti i drejtorit të BIA-s, Vulin deklaroi se BE-ja dhe SHBA-ja po kërkojnë “kokën e tij” dhe se ai po tërhiçet që të mos vendosen sanksione ndaj Serbisë.

Ndryshe, në muajin korrik të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Vulinit për përfshirje të dyshuar në krimin transnacional, operacione të paligjshme të narkotikëve, korrupsion dhe zgjerim të ndikimit rus në Ballkan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026