English

Zgjidhet Mitropoliti i ri i Beratit, Vlorës dhe Kaninës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nën drejtimin e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas, ka zhvilluar mbledhjen e tij të radhës më 14 nëntor 2024, ku u zgjodh me unanimitet Mitropoliti i ri i Beratit, Vlorës dhe Kaninës. Në këtë post u emërua Hirësia e tij, Episkopi i deritanishëm i Bylisit, z. Asti.

- Advertisement -

Fronëzimi i Mitropolitit të ri do të realizohet më 21 nëntor 2024, në orën 12:00, në Kishën Katedrale të Shën Dhimitrit në Berat.

Mitropoliti Asti

Jetëshkrimi i Mitropolitit të Ri:

Hirësia e tij, Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, z. Asti (Bakallbashi), lindi në Durrës, në vitin 1974. Ai kreu i studimet teologjike në Seminarin Teologjik Hieratik, në Durrës (1993-1997), në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Selanikut (1998-2003), dhe studimet pasuniversitare (master) në Omilitikë në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Selanikut (2010-2012). U dorëzua dhjakon (gusht 2003), kryedhjakon (i Kryepiskopatës) (nëntor 2006), hieromonak (nëntor 2009), arkimandrit (nëntor 2009) dhe Episkop, si Episkop Titullar i Bylisit (janar 2012).

Nga vitit 2012 ka shërbyer si Episkop Ndihmës i Kryepiskopit dhe nga fillimi i 2018-ës si Protosingjel i Kryepiskopatës së Tiranës. Krahas veprës liturgjike dhe pimantike, ka shërbyer edhe në disa sektorë të tjerë të Kishës: Në administratën e Kryepiskopatës së Tiranës, si petagog i jashtëm i Akademisë Teologjike në Shën Vlash të Durrësit, ku ka dhënë lëndën e Liturgjikës (2004-2017) dhe të Omilitikës (2015-2017); ka qenë bashkëpunëtor dhe bashkëdrejtues i Stacionit Radiofonik “Ngjallja” (që nga viti 2005), bashkëdrejtues i Lidhjes Rinore të Mitropolisë së Tiranës (2010-2018) dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë (2018 e deri më sot). Gjatë shërbimit të tij, ai ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare dhe ka përfaqësuar Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në takime të ndryshme ndërorthodhoske dhe ndërkristiane.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?