Zhaku: Pija bar dhe alkool që në 8 të mëngjesit! Abuzoja 15 vjeçe, por kam ndryshuar

16 Shkurt 2025 | 18:10

Inida Gjata, artistja dhe gazetarja  e njohur si Zhaku ishte këtë të diel në “Profil” në Euronews Albania ku ka zbuluar disa detaje dhe përjetime të jetës së saj. Ajo është shprehur se rinia e saj ka qenë “ku rafsha mos u vrafsha”.

Në një bisedë pa filtra me Greta Topjanën, Zhaku tha se ajo ka abuzuar duke pirë “bar e alkool” në një fare moshë të vogël 15-vjeçe ku Shqipëria ëhstë nën kaosin e bandave në vitin 1997.

“Ku rafsha mos u vrafsha, ëhstë përcaktimi që i bëj vetes. Shyqyr nuk jam më ashtu, shpesh herë kam qenë vërtetë në dorë të Zotit. Kur unë kam qenë e re, 15-vjeçe këtu ka qenë 1997, ne na lanë pa shkollë, plumba gjithandej, kriminelë gjithandej. Ne gjithë ditën pinim barë sa këtu atje. Unë në gjimnaz në vend të shkoja në mësim orën e parë shkoja te klubi i lagjes e porosisja një “kaçurrel”, (pije alkoolike). Abuzim sikur isha një njeri komplet i dëshpëruar që nuk ke fare të ardhme që në pikë të mëngjesit kaçurel, rrugëve”,-tha Zhaku.

Ajo u shpreh më tej se e kuptoi se kjo nuk ishte jeta që donte kur ishte në Gjermani.

“Në Gjemani kam kaluar një proces shumë të domsodoshëm e të nevojshëm për mua që më ka barë shumë mirë”,-tha Gjata.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026