Zhani Ciko vlerëson Elsa Lilën: Super talent, vjen nga një jetë me nota dramatike
Zhani Ciko, një nga anëtarët e juristë së Festivalit të 61 në RTSH e cilëson Elsa Lilën një talent dhe një produkt artistik i kualitetit të lartë.
“Elsa Lila është një produkt artistik i kualitetit të lartë të festivaleve të këngës në radio televizion. Është një talent i lartë natyror, ajo që e bën Elsa Lilën të jetë e veçantë, e bën një gjë që festivali ku ka marrë pjesë për herë të parë, ishte një periudhën kur patëm mundësi të kalonim nga festivalet në playback, në live. Unë mendoj që Elsa Lila vjen ndryshe në këtë festival, nuk është më ajo Elsa vajzë, vjen pas një jete, është zhvilluar edhe me nota dramatike, ne e dimë të gjithë jetën e saj. Është një këngëtare super e talentuar, është një personazh skenik dhe krijues. Ajo erdhi me një rrëfim për vetën, për dramën e familjes për përgjegjësitë e saj brenda familjes dhe është ajo qe publiku priste”, u shpreh Zhani Ciko.
Fituesja e çmimit të parë të Festivalit të Këngës në edicionin e 61 u zgjodh Elsa Lila me këngën “Evita”.
Çmimi i dytë i Fest’61 iu dha Albina Kelmendit dhe familjes së saj me këngën “Duje, këngë e cila do të na përfaqësojë në Eurovizion.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian
A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit
Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë