Pse fituesi i Eurovizion u zgjodh nga publiku? Zhani Ciko jep arsyen
Zhani Ciko, një nga anëtarët e juristë së Festivalit të 61 në RTSH u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se fituesi për në Eurovision u zgjodh nga publiku, si një shenjë transparence.
Ai tha se ky vendim u mor pasi vitet e fundit ka pasur shumë debate për zgjedhjen e fituesit nga ana e jurisë.
“Kjo është bërë pasi ka pasur gjithmonë debate lidhur me problemin e zgjedhjes. Unë mëndoj që është një formë transparence që enti rregullator mendoi dhe ia la zgjedhjen qytetarëve. Mund të ishte një zgjidhje me përqindje, një përqindje e ka vota popullore dhe një përqindje tjetër e vota e jurisë”, u shpreh ai.
Albina Kelmendi dhe familja e saj rrëmbyen çmimin e publikut të Festivalit të 61 të këngës, për të prezantuar vitin e ardhshëm vendin tonë në Eurovision.
Performanca e tyre është cilësuar si më e veçanta në historinë e Festivalit, pasi është hera e parë e një familjeje që performon në këtë skenë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian
A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit
Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë