Zhurma nga muzika e natës në Tiranë, mbi normat e BE-së

20 Maj 2022 | 19:23

Muzika e lartë deri në orët e vona të natës është kthyer në stres për qytetarët. Qetësia, gjumi dhe përqendrimi janë thuajse të pamundura.

Nga një vëzhgim i Euronews Albania, lokalet në rrugën ‘Mustafa Matohiti’ në ditë jave, muzikën e vazhdojnë edhe pas orës 23:00.

Një situatë e tillë ndodh edhe në shumë zona të tjera të kryeqytetit.

Banorët thonë se nuk kanë ku të ankohen pasi nuk shohin asnjë reagim nga autoritetet përgjegjëse.

Në zona të banuara muzika në ambientet e jashtme duhet të mbyllet në orën 23:00, ndërsa në fundjavë në orën 00:00.

Sipas ekspertëve të mjedisit ka një neglizhencë të institucioneve për ndërmarrjen e masave, ndonëse ligji kundër zhurmave është miratuar që në vitin 2017.

“Nuk ka asnjë autoritet që ti monitorojë zhurmat. Kemi provuar me aplikacionin “denonco krimin mjedisor’ dhe nuk ka pasur asnjë reagim as nga policia”, shprehet Ened Mato.

Euronews Albania ka dërguar disa kërkesa për informacion tek Bashkia Tiranë si autoritet përgjegjës për respektimin e vlerës kufi të zhurmës, te Policia e Shtetit dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për masat që po merren ndaj ndotësve akustike, por deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve sugjeron përcaktimin e zonave larg qendrave të banimit ku të lejohet muzika.

“Ne si shoqata kemi thënë se duhet disa zona qoftë në Tiranë apo në ambiente turistike që të jenë zona të lejuara për të bërë zhurmë, pasi brenda Tiranës nuk mund të kemi bare që zhvillojnë aktivitete me muzikë të lartë. Deri tani nuk është rregulluar asgjë”, tha Enri Jahaj.

Zhurmat në Tiranë kanë tejkaluar çdo kufi dhe normë të përcaktuar nga BE. Në vitin 2019 KLSH nxori në pah mungesën e politikave për uljen e nivelit të zhurmave në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026