Ziadin Sela: Zaev dhe Ahmeti kanë instaluar sistem korruptiv në funksionimin e shtetit
“Ata krenohen me arritje individual si zv. kryeministri, ministri i Jashtëm dhe deputetët, por unë them që s’kemi nevojë për individë të veçantë që do shërbenin si mbulesë për të mjegulluar diskriminimin që ndodh në terren. Nuk mundet një subjekt politik të dalë në mjetet të informimit e të krenohet me arritje, kur arritja më e madhe është gënjeshtra që kanë instaluar në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”, tha Sela.
Sipas kryetarit të partisë Aleanca për Shqiptarët, Ali Ahmeti së bashku me partnerin e tij Zoran Zaev ka ngritur në vend një sistem tërësisht korruptiv për mënyrën e funksionimit të shtetit.
“Demokracia në RMV nuk dallon nga demokracitë e vendeve të Afrikës Nënsahariane, ku i pari i fisit zgjidhet në krye të shtetit dhe me paratë e shtetit blihen eksponentët e tjerë të fisit”, tha z. Sela.
Për z. Sela, termi shoqëri e përbashkët që përdoret nga kryeministri Zaev dhe kryetari i BDI-së z. Ahmeti është një koncept manipulativ, që përdoret në momentin e zgjedhjeve.
“Koncepti shoqëri e përbashkët për të gjithë është një koncept manipulativ, i cili ka për qëllim vetëm të marrë votat dhe nga ana tjetër të shkelë rëndë marrëveshjen e Ohrit. Pasi këtej deklarohet për shoqëri të përbashkët, ndërkohë te vendet e punës të deklaruar për shqiptarët, maqedonasit deklarohen si shqiptarë në mënyrë deklarative vetëm për t’i zënë vendin e punës”, thotë kryetari i Aleancës për Shqiptarët.
Ai shton më tej se rezultati i zgjedhjeve të fundit erdhi si pasojë e manipulimit dhe vjedhjes së votës qytetare.
Për këtë arsye, subjekti që ai drejton ka ngritur dhe padi në gjykatë, por pa marrë ende asnjë përgjigje.
Z. Sela tha se kanë marrë pjesë në një gara të pabarabartë, pasi partia që ai drejton dhe Alternativa nuk kanë pasur asnjë anëtar komisioni.
“Ne kemi konkurruar në një garë të pandershme, ku BDI ka pasur 160 orë reklama në televizione, ndërsa ne kemi pasur vetëm 6 orë për 30 ditë fushatë. Ne vazhdojmë t’i ofrojmë të zgjedhin një kuti kë të duan ta hapin dhe nëse s’ka manipulim ne do pranojmë rezultatin”, deklaron z. Sela.
Ai komentoi fokusimin e BDI-së në agjendën e gjelbër si një zgjedhje në bazë të natyrës të zgjedhjve që do zhvillohen. Sipas tij, z. Ahmeti nuk ka njohuri për këto politika dhe se po i përdor vetëm për zgjedhjet.
“Në zgjedhjet nacionale dhe parlamentare z. Ahmeti i mëshon linjës nacionaliste dhe në zgjedhjet lokale ndërron ngjyrat dhe e shndërron veten në subjekt të gjelbër. Këtej thotë për përdorimin e politikave të gjelbra dhe nga ana tjetër po ndodh betonizimi i liqenit të Ohrit, që është i mbrojtur dhe nga UNESCO”, shtoi ai.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta