Zjarr masiv në Kalimash të Kukësit, flakët përhapen me shpejtësi
Një zjarr masiv ka përfshirë malin, që shtrihet sipër tunelit të Kalimashit në Kukës.
Flakë janë përhapur me shpejtësi të ndihmuara edhe nga era.
Për këtë situatë, Kosova ka dërguar në Shqipëri një ekip të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe mjete të tjera zjarrfikëse, me qëllim të ndihmojnë në neutralizimin e vatrave aktive zjarrit.
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi thotë se situata në Kalimash është e vështirë, ndërsa bën apel tek drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë aks të tregojnë kujdes pasi tymi ka krijuar vështirësi në qarkullim.
Po ashtu në Kalimash kanë mbërritur forca zjarrfikëse nga Shkodra dhe Lezha për të asistuar në fikjen e zjarrit, i cili vijon të djegë hapësira të konsiderueshme me pyje, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz.
Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet
Protestat qytetare në Tiranë, reagojnë organizatorët për incidentin me flamurin e Izraelit: Mes nesh ka të infiltruar
Protesta qytetare në Tiranë, policia procedon 9 persona
- 08:42 Shpërthim në një fabrikë në Katar, 18 të zhdukur dhe mbi 50 të plagosur. Vijojnë kërkimet
- 08:40 Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në 2024, ish-ministri i Drejtësisë së Koresë së Jugut dënohet me 25 vite burg
- 08:36 Deklarata e fortë e Trump: Meloni një nga më të këqijat ndaj SHBA-së
- 08:35 Shtatë persona u vranë nga disa incidente me të shtëna në Çikago, Trump vijon thirrjen për ndërhyrje ushtarake
- 08:33 Egjipti përmbys Zelandën e Re, merr fitoren e parë në Kupën Botës
- 08:27 Një mosmarrëveshje që kërcënon të ndajë Ukrainën dhe Poloninë