Zjarr në fshatin Sinjë në Berat, flakët përfshijnë sipërfaqen me ullishte

7 Gusht 2024 | 19:30

Sipërfaqe ullishtesh në fshatin Sinjë të Beratit, janë përfshirë nga zjarri pasditen e kësaj të mërkure.

Sipas informacioneve zjarri nisi në sipërfaqen me shkurre e ferra përreth ullishtes, por i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. u përhap me shpejtësi.

Pas njoftimit të marrë, drejt zonës së zjarrit janë nisur grupet e shërbimit zjarrfikës me 3 mjete zjarrfikëse.

Sipas burimeve nga vendngjarja, situata është vënë nën kontroll dhe po punohet për fikjen e plotë të vatrave të zjarrit, ndërkohë që ende nuk mund të përllogariten ende dëmet dhe sipërfaqja e përfshirë nga flakët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

RENEA teston reagimin në rast pengmarrjeje në qendër tregtare (VIDEO)

Ministria e Brendshme ka publikuar një video që tregon zhvillimin e një simulimi të një rasti pengmarrjeje në një qendër tregtare, ku forcat speciale RENEA...
12:14 | 01/07/2026

Bie sistemi i doganës greke, radhë dhe pritje deri në 3 orë në Kapshticë

Sistemi i pikës doganore greke në Krystallopigi, në kufi me Kapshticën, ka pësuar një defekt ditën e sotme, duke shkaktuar radhë dhe pritje të gjata...
12:07 | 01/07/2026

Vokshi drejtuar Brahos: A keni hetuar për patronazhistët që vëzhgojnë SPAK-un?

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku ishte i pranishëm edhe kreu i SPAK-ut, Klodian Braho, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur...
11:39 | 01/07/2026