Zjarr në një banesë në Elbasan, lëndohet 80-vjeçari i cili ndodhej brenda

17 Janar 2025 | 16:05

Një banesë në katin e katërt të një pallati në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Zjarri ka shkatërruar pothuajse gjithçka në banesë, ndërsa Kujtim Sulejmani, 80 vjeç, i paralizuar, ka mbetur i lënduar dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Elbasanit. Fatmirësisht, nuk raportohet për të tjerë të lënduar.

Paraprakisht, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një pajisje ngrohëse e harruar e ndezur. Policia vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026