Zjarr në një shtëpi në Korçë, rrezikohen banesat e tjera

22 Shtator 2023 | 11:08

Një ndërtesë dy katshe në lagjen 11 të qytetit të Korçës është përfshirë nga flakët duke rrezikuar jetën e një 55 vjeçari, i cili në momentin e flakëve ka qenë brenda banesës.

Kane qene forcat e shërbimit zjarrfikës ata që kanë bërë të mundur nxjerrjen jashtë të 55 vjecarit që jetonte i vetëm në banesën që ndodhet në qendër të qytetit të Korçës.

Nga flakët rrezikoheshin dhe disa ndërtesa ngjitur, por ndërhyrja në kohën e duhur e shërbimit zjarrfikës si dhe të forcave të policisë ka bërë të mundur izolimin e flakëve të zjarrit, para se të përhapeshin në ndërtesat e tjera private.

Policia nuk ka bërë me dije shkaqet e zjarrit në ndërtesën dy katëshe por nuk përjashton mundësinë që zjarri të ketë ardhur nga pakujdesia e 55 vjecarit Dhimitraq Shofroni. Nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme por nuk ka patur dëme në ndërtesat e tjera private

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026