Zjarr në pyllin mes Patosit dhe Mallakastrës, ndërhyjnë emergjencat dhe helikopteri

7 Gusht 2025 | 19:53

Një zjarr i madh ka përfshirë prej ditës së djeshme një sipërfaqe të konsiderueshme pylli me pisha në zonën midis Lofkëndit dhe Drenies, në kufirin administrativ të bashkive Patos dhe Mallakastër.

Që prej orëve të para të ngjarjes, në terren ndodhen forcat e Emergjencave Civile, zjarrfikësit e të dy bashkive dhe punonjës të tjerë ndihmës, të angazhuar në përpjekjet për kontrollin e flakëve. Ndërhyrja nga ajri me helikopter ka ndihmuar ndjeshëm në izolimin e disa prej vatrave aktive, por situata mbetet serioze.

Autoritetet bëjnë me dije se po punohet intensivisht për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe për të mbrojtur pasurinë pyjore me rëndësi të veçantë për ekosistemin lokal.

Dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Policia ka nisur hetimet dhe ka paralajmëruar se zjarrvënia e qëllimshme përbën vepër penale dhe dënohet sipas Kodit Penal.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026