Zjarret në Aleksandropolis, zyrtarët llogaritin dëmet: Duhen vite për t’u rikuperuar
Katastrofa e madhe ekologjike e shkaktuar nga zjarret që arritën rrethinat e Aleksandropolis pati pasoja direkte në ekonomi. Me 48% të zonës bashkiake të djegur, qytetarët dhe autoritetet po përpiqen të rikuperohen nga ajo çka përjetuan.
“Me ngadalë po llogarisim dëmet ndaj infrastrukturës, por edhe ndaj bizneseve. Sikurse e dini, zjarret nuk dogjën vetëm shtëpitë, por edhe shumë biznese të lidhura me sektorin prioritar të prodhimit”, deklaroi Ioannis Zampoukis, kryetar i Bashkisë së Aleksandropolis.
Zjarri që u dogj për 16 ditë goditi brutalisht aktivitetin turistik. Mijëra anulime, rimbursime dhe largime në masë të vizitorëve ishin disa nga problemet me të cilat u përball sektori. Tani, pronarët pyesin veten se si do t’ia bëjnë gjatë dimrit.
Apostolos Palakidis, kryetar i Shoqatës Hoteliere deklaroi: “Ishte një goditje e rëndë. Aleksandropolis ishte një destinacion që mund të arrihej lehtë me makinë nga gjithë Ballkani. Ne jemi në qendër të një tregu të madh prej 50 milionë personash. Ju mund ta kuptoni që ajo që ndodhi mund të kërkojë vite për t’u harruar dhe që turistët të kthehen sërish për gjërat që Aleksandropolis është i famshëm: natyra, deti dhe siguria”.
Pronarët e dyqaneve janë të dëshpëruar pasi për shumë ditë u detyruan të mbyllnin dyert për shkak të tymit, gjë që tkurri ndjeshëm të ardhurat e tyre.
“Kam frik për të ardhmen. Produkti ynë është sezonal. Shtatori është i humbur, gjysma e gushtit shkoi dëm. Si do ta marr veten?”, deklaroi Triantafyllia Koufou, pronare dyqani akulloresh.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë