Zjarret në Gjirokastër, 3 mijë ha kullota të djegura. Zjarrëfikësit apel për kujdes

13 Korrik 2024 | 17:55

Në zonën e Gjirokastrës gjatë fundjavës janë regjistruar vatra zjarri sporadike kryesisht në kullota.

Strukturat e Emergjencës kanë shuar plotësisht zjarret në Malin e Gjerë të cilat rrezikuan qytetin e Gjirokastrës si dhe kanë ndërhyrë në një tjetër vatër zjarri në fshatin “Asim Zeneli”

“Ishin 4 vatra zjarri në një vijë zjarri rreth 12 km gjë për të cilën u deshën rreth 12 orë ndërhyrje me mund të madh nga ana jonë, u bë e mundur shuarja e plotë, patëm edhe një vatë zjarri në fshatin ” Asim Zeneli” e cila u kap në kohë dhe ajo vatë”, tha Gramoz Llapi, drejtues i Shërbimit Zjarrfikës të Gjirokastrës.

Zjarrfikësit apelojnë për kujdes të shtuar për parandalimin e zjarreve të verës, të cilët rrezikuan jetën e banorëve dhe pasurinë materiale të tyre

“Bëjmë thirrje gjithë blegtorëve por edhe qytetarëve që të bëjnë kujdes me vendosjen e zjarreve, siç e shohim edhe vetë përveçse masave shtrënguese ligjore, por është edhe një ndërgjegjësim qytetar për zjarrvëniet që nuk duhet të jenë duke parë se çfatë përmasash po marrin”, tha më tej Llapi.

Zjarrfikësit i i cilësojnë të qëllimshme zjarret problematikë të kësaj jave në Dropull dhe Gjirokastër. Shërbimi Zjarrfikës po bashkëpunon me organet ligjzbatuese për identifikimin dhe ndalimin e zjarrvënësve

“Pjesa më e madhe janë zjarrvënie të qëllimshme sidomos në pyje-kullota ndaj ju bëjmë thirrje qytetarëve që të mos vendosin zjarre”, shtoi ai më tej.

Zjarret e ditëve të fundit kanë djegur rreth 3 mijë ha kullotë në Gjirokastër dhe Dropull si dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026