Zjarret shkrumbojnë Evropën, situatë alarmante në Spanjë dhe Francë
Të paktën dy persona kanë mbetur të vrarë nga zjarri që ka përfshirë rajonin e Zamorës, në veri-perëndim të Spanjës.
Mijëra njerëz nga rajoni në fjalë janë evakuuar, ndërkohë që transporti hekurudhor është ndërprerë për shkak të flakëve që i janë afruar shinave.
Banorët kanë akuzuar strukturat shtetërore se nuk janë të përgatitura për t’u përballur me zjarre masive.
“Ka mungesë burimesh. Mali është në gjendje të keqe, është plot me bar të keq. Zjarrfikësit nuk dinë si të shuajnë një zjarr, pasi këtu nuk ka ndodhur kurrë më parë që flakët të intensifikohen aq shumë. Patëm 2 zjarre në muaj”, thotë Daniel Santamaria, student.
Në Galicia, banorët e 30 fshatrave në provincat Lugo dhe Ourense janë evakuuar si pasojë e flakëve, që në tërësi kanë shkatërruar mbi 7.900 hektarë tokë.
Këtë herë, zjarret në pyjet e Spanjës kanë qenë 4 herë më shkatërruese se mesatarja e konstatuar në fillim të korrikut mes viteve 2006-2021, sipas Observatorit Kopernikus të BE-së.
Zjarre të ashpra janë verifikuar edhe në rajonin Zhirond, në jug-perëndim të Francës, ku flakët kanë vazhduar të përhapen në pyjet me pisha të thata, duke sfiduar mbi 2 mijë zjarrfikës dhe pilotët e avionëve që hedhin ujë nga ajri.
Mbi 37 mijë persona janë evakuuar nga shtëpitë dhe resortet verore që nga rënia e zjarrit më 12 korrik.
Zjarre të fuqishme vazhdojnë të djegin sipërfaqe të tëra toke edhe në rajonin Britë’, duke shkrumbuar mbi 150 hektarë brenda pak orëve. Rreth 100 zjarrfikës janë vendosur në malin Arre’ dhe në atë Saint Mishel, që pasi flakët ranë rreth orës 14 e 30 të së hënës.
Të favorizuara nga era e ngrohtë dhe temperaturat e larta mbi 39 gradë, flakët janë përhapur me shpejtësi duke bërë që qielli të mbulohet nga një shtresë tymi.
LEXONI GJITHASHTU
Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona