Zjarri djeg kullotat midis Tepelenës dhe Gjirokastrës, ndërhyjnë zjarrfikësit
Një zjarr masiv ka përfshirë kullotat midis Gjirokastrës dhe Tepelenës duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme. Flakët janë shfaqur mbrëmjen e së shtunës në kufirin ndarës të dy bashkive atë të Gjirokastrës dhe Tepelenës, midis fshatit Hormovë dhe Labovë.
Zjarri ka vazhduar përgjatë mesnatës dhe orëve të para të së dielës.
Zjarri ka qenë në shpatin e malit ndërsa flakët kanë përfshirë barëra dhe shkurre. Terreni i thepisur dhe errësira e bëri të vështirë ndërhyrjen për shuarjen e flakëve gjatë natës.
Rreth orës 03.30 të së dielës 17 zjarrfikës të Gjirokastrës, vullnetarë dhe banorë të zonës kanë
nisur punën për fikjen e këtij zjarri që ndodhej në mal, mbi fshatin Labovë. Në vendngjarje kishte disa vatra zjarri dhe zjarrfikësit ndërhynë me pompa shpine dhe mjete rrethanore për izolimin deri në fikjen e plotë të zjarrit. Një pjesë e grupit të ndërhyrjes vazhdon të qëndrojë në vendngjarje për të monitoruar duke mos lejuar riaktivizimin e vatrave të zjarrit në zonë.
Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës
Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës
- 11:55 Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
- 11:52 Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore
- 11:48 Rutte vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump