“Zjarrvënie e qëllimshme”, Hoxha: Garda po bën detyrën, do shkojmë në Prokurori
Ministri i punëve të Brendshme Ervin Hoxha tha në Kuvend se do të mblidhen të gjitha provat lidhur me incidentin kur u dogjën karriget e parlamentit nga deputetët e opozitës.
Ai tha se kjo quhet zjarrëvenie e qëllimshme dhe të gjitha provat do të çohen në prokurori, ndërsa shtoi se garda po bën detyrën duke mos lejuar deputetët e përjashtuar të hynë në Kuvend.
“Të nderuar deputetë, dëshiroj të informoj opinionin publik, se këtu nuk bëhet fjalë për deputetët e përjashtuar dhe hyrjen e tyre. Garda e Republikës është duke kryer detyrën. Një pjesë e juaja e cila nuk po i përmbahet rregullave dhe regjimit të brendshëm. Atëherë këtu bëhet fjalë për zjarrëveie të qëllimshme. Të gjitha provat do fiksohen dhe do bëjmë një kallëzim penal drejtuar prokurorisë”,-tha ministri Ervin Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar