Zoran Zaev mandatohet për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i ka dorëzuar këtë të enjte mandatin kreut të LSDM-së, Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re.
Sipas ligjit dhe kushtetutës, lideri i LSDM-së i cili tashmë është edhe udhëheqësi i koalicionit “Mundemi” ka afat 20 ditë për të siguruar shumicën parlamentare për të nisur mandatin e ri qeverisës.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në Kuvend ka 120 deputetë, ndërsa LSDM-së i duhet të sigurojë të paktën 61 mandate, si garanci për të qeverisur vendin.
Diskutimet për formimin e qeverisë do të jenë të forta pasi Zoran Zaevit të LSDM-së, i duhet me patjetër mbështetja e partive shqiptare.
Partia Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit, e cila u rendit e para në zgjedhje ndër paritë shqiptare, ka mbrojtur idenë se tashmë ka ardhur momenti që Maqedonia e Veriut të drejtohet nga një kryeministër shqiptar.
Gjithsesi, kjo pikë pritet të krijojë mospajtime të forta me kreun e LSDM-së, pasi kushtet e BDI-së nuk shihen si të realizueshme nga partitë maqedonase.
Në zgjedhjet e mbajtura më 15 korrik, koalicioni “Mundemi” i kryesuar nga LSDM fitoi 46 deputetë, koalicioni “Për ripërtëritje të Maqedonisë” i VMRO-DPMNE-së 44 deputetë, BDI 15 deputetë, koalicioni Aleanca dhe Alternativa-12 deputetë, E Majta 2 dhe PDSH 1 deputet.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 13:06 “Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
- 12:46 Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës
- 12:31 Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 Në kërkim nga Spanja për drogë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe