Zoran Zaev: Nuk ka zgjedhje në Maqedoninë e Veriut para 2024

18 Nëntor 2021 | 19:44

Shtatëmbëdhjetë ditë pas deklarimit të tij publik se do të dorëhiqet nga posti i kryeministrit pas dështimit të LSDM-së në zgjedhjet lokale, kryeministrit i RMV-së Zoran Zaev për herë të parë u shpreh për gjendjen e qeverisë dhe kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Kemi shumicë të qëndrueshme parlamentare dhe presim rritje të shumicës. Nuk presim zgjedhje të parakohshme parlamentare, përkundrazi, deri në zgjedhjet e rregullta parlamentare në vitin 2024, kjo qeveri do të fokusohet në zhvillimin e fuqishëm ekonomik”, tha Zoran Zaev.

Të premten është parashikuar edhe një takim i kryeministrit Zaev me kryetarin e Alternativës Afrim Gashi.

Jozyrtarisht mësohet se Zaev do t’i ofrojë Alternativës postet e dy ministrave dhe disa drejtorive si kusht për të hyrë në qeveri, pavarësisht se Alternativa për momentin është në bllokun opozitar, që kërkonte mocionin mosbesimi të Qeverisë. Ndërkohë lideri i VMRO DPMNE-në Hristijan Mickoski insiston në zgjedhje të parakohshme parlamentare pavarësisht nisjes ose jo të negociatave për anëtarësim në BE në dhjetor.

“Kërkesa për zgjedhje nuk është e lidhur me marrjen e datës. Nëse nuk kemi fillim të bisedimeve do të ketë zhgënjim të popullit. Unë nuk dua më shumë ta zhgënjejmë popullin, nuk janë në pyetje zgjedhjet. Zgjedhje duhet të ketë sa më shpejtë të jetë e mundur, që nesër, pasiqë populli e ka delegjitimuar këtë qeveri të LSDM-së dhe Zoran Zaevit. Data për fillimin e bisedimeve është mirënjohje nga ana e BE-së, për këtë popull, për këtë shtet që ka dhënë shumë për Evropën në dekadat e kaluara”, tha Hristijan Mickoski.

Kabineti qeveritar ka njoftuar edhe për takimin mes kryeministrit dhe deputetit Kastriot Rexhepi, i cili në moment të fundit e la në baltë bllokun opozitar dhe nuk u paraqit për të votuar për rrëzimin e Qeverisë së Zaevit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026