Zaev: Minishengeni, për të ardhmen në BE. Evropa na do të bashkuar
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një intervistë ekskluzive për programin më të ri në Euronews Albania, “Ballkan Conversations/ Biseda Ballkanike”, nga Franko Egro, foli për arritjet dhe sfidat që e presin Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt Bashkimit Europian.
I pyetur lidhur me qëndrimin e tij sa i përket idesë së Minishengenit dhe kritikave që kanë ardhur nga Kosova se ideja e kryeministrave të Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë po ringjallin ish- Jugosllavinë, Zaev u shpreh se Minishengeni nuk është gjë tjetër veçse një bashkëpunim rajonal më intensiv dhe s’ka asnjë paralele me BE. Sipas Zaev, Evropa do t’i vlerësojmë më shumë vendet e Ballkanit Perëndimor nëse janë të bashkuara.
Duke kujtuar rrugëtimin e vendit të tij deri ditën kur ministrat e Jashtëm të BE vendosën t’i thoshin jo Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut për hapjen e negociatave, Zaev risolli në vëmendje faktin se Maqedonia e Veriut i ka përmbushur të gjitha kushtet, përfshirë edhe ndryshimin e emrit.
Z. Zaev shumë faleminderit që gjetët kohën për të folur me ne.
Faleminderit për ftesën. Është kënaqësia ime të marr pjesë në këtë intervistë. Sigurisht që ka impakt në të gjithë rajonin dhe për ne politikanët është gjë shumë e mirë të kemi mundësinë të përcjellim sa më shumë informacion popullsisë.
Z. Zaev, le të vazhdojmë më tutje. Politika juaj e jashtme është shumë aktive dhe duket sikur po ndikon pozitivisht në zbehjen e problemeve me vendet e rajonit. A ka ndonjë magji pas?
Ne jemi një vend që s’ka asnjë problem me fqinjët dhe as me botën, dhe unë jam shumë i lumtur për këtë fakt. Ne jemi një vend shumë i vogël, Shqipëria po ashtu është një vend i vogël, i gjithë rajoni është një rajon shumë i vogël krahasuar me botën. Veçanërisht në shekullin e 21-të, dekada e tretë do të fillojë, revolucioni i katërt industrial po ndodh. Të rinjtë janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, krijojnë shoqëri të fuqishme, kanë sjellje pozitive, mbështesin dhe kuptojnë njëri-tjetrin, kjo është rruga e duhur. Sigurisht vendi im ka pasur probleme të ndryshme që nga koha e shpalljes së pavarësisë nga ish-Jugosllavia, fillimisht kishim një problem me Bullgarinë dhe pastaj mori jetë problemi më i madh ai më Greqinë, në Lidhje me Marrëveshjen e Prespës, ne madje ndryshuam edhe emrin tonë për hir të kësaj miqësie, për të pasur një të ardhme më të mirë. E ndërmorëm këtë hap në bashkëpunim me shumicën e popullsisë, me parlamentin për hir të një të ardhmeje më të mirë, për fëmijët, për të rinjtë dhe për gjeneratat që do vijnë. Dhe në këtë mënyrë ne arritëm të ruajmë një miqësi. Por ajo që bëjmë ne brenda vendit është e veçantë. Ne jemi një Europë e vogël, një shtet multietnik i ndërtuar mbi parimin “një shoqëri gjithëpërfshirëse”, me të drejta dhe detyrime të njëjta për të gjithë, është diçka që na ka dhënë shumë rezultate ekonomike, financiare, sociale…
Z. Zaev më lejoni të kem mendimin tuaj në lidhje me të ashtuquajturin “minishengen”, një koncept i krijuar mbi parime të njëjta mbi të cilat funksionon BE-ja. Por duke lënë mënjanë këtë, unë dua t’ju bëj një pyetje të drejtpërdrejtë: A mund të funksionojë ‘minishengeni’ pa Kosovën?
Jo! Kjo në fakt ishte një nga kushtet, ne i shkruam Kosovës, Bosnjë Hercegovinës dhe Malit të Zi. Jam shumë i lumtur që në takimin e dytë këtu në Ohër, Maqedoni, ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Bosnje-Hercegovinës dhe ministri i Ekonomisë, megjithëse Kosova dhe Mali i Zi nuk ishin të pranishëm. E di që në takimin tonë të radhës në Durrës kemi më shumë nevojë që të jemi të gjithë bashkë, të gjithë liderët e gjashtëve vendeve të Ballkanit, jo vetëm për të diskutuar mbi bashkëpunimet e ardhshme, por edhe për të shprehur solidaritetin tonë në lidhje me situatën në Shqipëri. Një gjë shumë e rëndësishme, “minishengen” ose “minijugosllavi”, s’e di si e quajnë, nuk është asgjë më shumë se një bashkëpunim rajonal më intensiv. Bashkimi Europian, kalimi i procesit të Berlinit, ideja ekonomike evropiane, të gjitha shtetet do të kalojnë përmes këtyre proceseve, por ne mund të bëjmë shumë më shumë.
Sigurisht që mundeni, por ideja është se të gjithë liderët kosovarë, ata që tani janë në pushtet dhe ata që do të vijnë të ardhmen e kanë konsideruar këtë ide si jo të përshtatshme për Ballkanin.
Mendoj se ata kanë nevojë për kohë, e them sepse jam vetë pjesë e kësaj. Herën e fundit në Ohër kishim përfaqësues të Komisionit Europian zonjën Calavera, përfaqësues të Bankës Qendrore të Investimeve, të Bankës Botërore etj. Të gjithë ata ishin aty dhe këto vende do ta shohin se kjo strukturë nuk është asgjë paralele e Bashkimit Europian. Nuk është strukturë që kompenson zhgënjimin për mos-hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga Këshilli Europian. Jo, ne jemi të vetëdijshëm, se kamionët tanë presin me orë të tëra në kufi, ne shpenzojmë miliarda euro duke pritur në kufi. Sipas studimeve, ne shpenzojmë 80% të kohës sonë duke pritur në kufi dhe 20 % në rrugë, kjo nuk është gjë e mirë, nuk është e shëndetshme. Qytetarëve tonë u duhen 6 muaj për të marrë një leje pune për të punuar në një vend fqinj, qytetarët e Bashkimit Europian mund të fillojnë punë menjëherë. Ne nuk jemi budallenj, nuk mund të bëjmë probleme që do na nxirrnin komplet jashtë. Kompanitë e ndryshme kur vijnë, le ta zëmë se ata s’kanë inxhinier në Shkup, do ta dinë se mund t’i gjejnë ata në Tiranë, në Prishtinë, në Mal të Zi, në Podgoricë ose në Beograd, Nish ose kudo. Është një gjë pozitive që më fund liderët po diskutojnë me njëri-tjetrin, është shekulli i 21-të, ne kemi nevojë të zhvillojmë bisedime, dhe nëpërmjet tyre të planifikojmë të ardhmen tonë.
Duke qenë se ju jeni një nga ideatorët e këtij plani së bashku me kryeministrin Rama dhe Presidentin Vuçiç, do të doja të citoja atë që ka thënë kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj: “minishengeni është një mënyrë më e lehtë për Kinën dhe Rusinë për të penetruar në Ballkan nëpërmjet Beogradit, i cili po bashkëpunon masivisht me vendet e tjera”.
Secili shtet ka të drejtë të vendosë për veten e vet, varet nga ne sesa larg do të shkojmë në bashkëpunimin tonë. Unë dhe vendi im jemi shembulli perfekt për këtë, me gjithë simpatinë e madhe për Shqipërinë se është një mik i madh për ne, kur përmend vendin tim e kam fjalën se ne e ndryshuam emrin tonë për një të ardhme europiane, për NATON-n. Ne nuk mund as të imagjinojmë pjesëmarrjen në diçka alternative, nuk është e mundur; 83% e qytetarëve tanë janë pro anëtarësimit në BE dhe NATO. Nuk ka nevojë për të marrë nisma të tjera, po flas në këtë mënyrë për t’i inkurajuar të gjithë që të mos frikësohen, askush nuk do t’iu kërkojë të bëjnë diçka nëse ata nuk ndihen rehat. Procesi iu jep mundësinë atyre që janë gati të marrin pjesë, dhe ata që duan të diskutojnë më shumë kanë kohë ta bëjnë këtë. Por le të tregohemi të zgjuar, Europa Perëndimore, Europa Veriore, Europa Qendrore do të na vlerësojë më shumë nëse jemi të bashkuar.
Z. Zaev me lejoni t’ju ndërpres, në kohën kur Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ishte këtu, dhe se bashku me ju kishte një konferencë për shtyp ai u shpreh: “Zemrat dhe mendjet e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut duhet të udhëheqin rrugën e Maqedonisë në të ardhmen, jo postet dhe komentet ruse në social-media”, dhe më pas shtoi se rreziqet e investimeve kineze dhe teknologjisë sensitive, përfshirë këtu strategjinë për marrëveshje infrastrukturore, duhen marrë në konsideratë.
Mesazhe shumë të drejta. Kjo është jeta jonë e përhershme, nuk ndodh vetëm tani, ka ndodhur përherë. Interesat e palëve të treta kanë qenë të pranishme shekuj më parë dhe janë akoma të pranishme. Përse? Sepse ato vende, këto palë të treta kanë akoma interes, interes ekonomik, interes politik apo lloj tjetër interesi, por çdo gjë varet nga ne.
Pra, ju po më thoni se ju po balanconi mirë interesat e Kinës dhe Rusisë në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon, me interesat e Bashkimit Europian?
Qëndrimi i politikanëve dhe qytetarëve duhet të jetë mjaft i matur. Ne jemi një rajon i vogël dhe na duhet të bashkëpunojmë me të gjithë. Por të gjithë duhet ta kenë shumë të qartë që për ne s’ka rrugë tjetër përveç integrimit në BE dhe NATO, anëtare e së cilës është edhe Shqipëria. Nuk ka asnjë rrugë tjetër. Por nëse kemi mundësi, ta zëmë, të shesim domate, tranguj ose patate në tregje në Lindje të Mesme, në Moskë ose në Kinë, pse të mos bëjmë diçka të tillë? Por të gjithë duhet të dinë se ku është kufiri ndarës. Pse? Sepse qytetarët tanë e vendosin këtë, sepse nuk ka një rajon më të mirë, një integrim më të mirë, nuk ka një unitet më të mirë. Që do të na jepte ne më shumë demokraci, sundim ligjit dhe liria, këto janë vlerat që do të na drejtonin drejt BE, drejt Perëndimit.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)