“Zoti më ka në dorë”- Gazetari tregon bisedat e Dwamenës: Më mirë të vdes në fushë!

11 Nëntor 2023 | 21:14

Gazetari i njohur Defrim Methasani, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku foli në lidhje me vdekjen e futbollistit Raphael Dwamena, i cili pësoi një sulm në zemër gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani.

Methasani tha se Dwamena ishte i vetëdijshëm për problemet që kishte me zemrën, por pasioni i tij futbollin nuk e lejonte që të tërhiqej nga ky sport.

Gazetari zbuloi dhe disa nga deklaratat e dhëna nga Dwamena ku futbollisti theksonte se më mirë preferonte të vdiste në fushë, se sa në krevat.

“Ishte golashënuesi më i mirë dhe këtë vit në Shqipëri. Kishte vetëbesim më shumë se sa duhej. Ai deklaronte dhe në media dhe në kronika që unë do të luaj se Zoti më ka në dorë. Thoshte “më mirë të vdes në fushë se sa në krevat”. E tejkalonte pasionin që kishte. Në Itali kur ka humbur jetën  një futbollist i Livornos, para disa vitesh, u vendos që ligji në rregulloren e Seria A, që mos të luhet me këtë aparatin në zemër. Kam pyetur veten që një futbollist me cilësi të tilla pse nuk loz në Evropë. Në miqësoren me Interin shënoi gol dhe shkraun të gjitha mediat italiane për të dhe lojën e tij.

Por ishte arsyeja e kësaj sëmundjeje që e bënte atë një diell të perënduar në Evropë dhe një diell në shkëlqim në Shqipëri. Pasi këtu kishte mundësinë të luante”, tha Methasani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara...
14:11 | 11/07/2026

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026