Zvicër/ Shitet ligjërisht kanabisi rekreativ në farmaci

30 Mars 2023 | 14:31

Dekada pas fillimit të heroinës me recetë, Zvicra tani po eksperimenton me shitjen e kanabisit rekreativ.

Aktualisht, kanabisi është i ligjshëm për përdorim mjekësor në vend, por vetëm në raste ekstreme, siç është lehtësimi i dhimbjeve për pacientët me kancer.

Në vitin 2021, rreth 70 për qind e popullsisë mbështeti liberalizimin e kanabisit, nga 58 për qind tre vjet më parë, sipas ministrisë zvicerane të shëndetësisë.

“Zvicra ka shkuar në një drejtim tjetër, drejt legalizimit, si në disa shtete të SHBA-së, Kanada dhe Uruguai. Ideja ishte që studimet të bëhen së pari për të siguruar rezultatet dhe më pas të vendoset  se si dhe ku do të shitet”-  tha Marc Walter, Profesor i Psikiatrisë në Universitetin e Bazelit.

Rreth 400 pjesëmarrës të moshës 18 deri në 76 vjeç janë përzgjedhur mes mijëra aplikantëve për provën e parë në qytetin e Bazelit. Ata tani mund të blejnë kanabis në nëntë farmaci të vendit.

Qytete të tjera të mëdha zvicerane, duke përfshirë Cyrihun, Gjenevën dhe Lozanën, po planifikojnë të nisin prova të ngjashme.

“Njerëzit janë të lumtur, pasi për herë të parë mund ta blejnë atë legalisht,” tha Lucas Meister, një farmacist në një nga farmacitë pjesëmarrëse në studim.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe

Kremlini tha të enjten se Rusia i është mirënjohëse Turqisë për gatishmërinë e saj për të lehtësuar një zgjidhje për Ukrainën. “Jemi shumë të vetëdijshëm...
13:32 | 16/07/2026

Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi

Një valë protestash shpërtheu në Ukrainë këtë të enjte, në shenjë proteste kundër shkarkimit të ministrit reformist të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov. Deputetët ukrainas po përgatiten...
13:20 | 16/07/2026

Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian ka vendosur që një amnisti për separatistët katalanas nuk shkel dispozitat themelore të ligjit evropian, duke e sjellë udhëheqësin...
12:17 | 16/07/2026