Zvicra na jep 100 mln euro, paratë për reforma në shëndetësi dhe ekonomi
Shqipëria dhe Zvicra kanë firmosur një dokument për të përmirësuar klimën e biznesit, shëndetësinë dhe projektet për ndryshimet klimatike.
Për programin që do të zbatohet deri në vitin 2025, Zvicra ka dhënë një grant me vlerë 100 mln euro.
Shqipëria do të marrë nga Zvicra 100 mln euro. Fondi do të jepet si pjesë e një programi që nxit reformat në disa fusha deri në vitin 2025.
“Angazhimi financiar i parashikuar për periudhën 2022-2025 është 105 milionë franga zvicerane në formë grantesh”, u shpreh Delina Ibrahimaj, ministre e Financave dhe Ekomonisë.
Me këto fonde, qeveria zvicerane pret të shohë rezultate konkrete të shtetit ligjor, klimës së biznesit dhe kushteve të jetesës për qytetarët.
“Të dy vendet tona do të punojnë për orientimin e reformave dhe arritjen e rezultateve në katër fushat kryesore: qeverisja demokratike, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm dhe punësimi, shërbimet infrastrukturore dhe ndryshimet klimaterike, dhe shëndetësia”, tha më tej ministrja.
Zvicra është një nga partnerët dhe donatorët më të rëndësishëm për Shqipërinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit