Zyrtare: Joao Felix transferohet te Al-Nassr, i bashkohet Ronaldos
Klubi saudit Al-Nassr ka finalizuar transferimin e sulmuesit portugez Joao Felix nga Chelsea. Futbollisti portugez ka firmosur me klubin arab një konratë dy-vjeçare.
Lajmi u konfirmua nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u prezantua 25-vjeçari si përforcimi më i ri i skuadrës.
Sipas mediave britanike, marrëveshja është mbyllur për një shumë fillestare prej 30 milionë euro, ndërsa shifra totale mund të arrijë deri në 50 milionë euro përmes bonuseve të ndryshme të performancës.
Felix e nisi karrierën te Benfica, për t’u transferuar më pas te Atletico Madrid për 126 milionë euro, një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e klubit spanjoll. Më vonë ai kaloi te Chelsea për 52 milionë euro, por nuk arriti të lërë gjurmë në Premier League.
Sezonin e fundit, Felix ishte i huazuar te Milani, ku regjistroi 21 paraqitje dhe shënoi tre gola. Transferimi te Al-Nassr sinjalizon një kapitull të ri për portugezin, tashmë pjesë e një kampionati që po tërheq gjithnjë e më shumë yje të njohur të futbollit europian.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
- 09:22 Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit
- 09:16 Pse Marc Cucurella nuk i lidh dhe nuk i pret kurrë flokët? Historia prekëse me të birin (VIDEO)
- 09:06 Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)
- 09:00 Rumania në gatishmëri të lartë, F-16 rrëzon dronin e dytë brenda pak orësh pas shkeljes së hapësirës ajrore
- 08:52 “Një ushtar amerikan për çdo iranian të vrarë”, Irani kërcënon SHBA-në me hakmarrje