Zyrtare/ Macron dhe presidentja Osmani takohen këtë të enjte në Moldavi
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar se të enjten, më 1 qershor, së bashku me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, do të bisedojë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiçin.
Macron e bëri të ditur këtë lajm gjatë një fjalimi në konferencën GLOBSEC të mbajtur në Bratislavë.
Në këtë konferencë për Siguri Globalë po merr pjesë edhe Kurti, i cili u takua aty me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Këto takime do të zhvillohen ndarazi mes presidentit francez dhe kancelares gjermane me liderët e Kosovës dhe Serbisë.
Takimet do të organizohen në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau.
Gjatë ditës, ai kishte thënë se autoritetet e Kosovës “mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm” në veri të Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në 2023, Vuçiç: Ai nuk është kriminel, Kosova shkaktare
Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë
U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve
- 15:33 Berisha reagon pas protestës pranë Parlamentit: Policia ushtroi dhunë ndaj qytetarëve, të lirohen të shoqëruarit
- 15:15 Furgoni me pasagjerë del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës, dy të vdekur nga aksidenti tragjik
- 15:09 “Planet madhështore”, Rama publikon bisedat e organizatorëve të protestës, qytetari: Mos e ço nëpër mend dorëheqjen
- 14:51 Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar
- 14:40 “Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave
- 14:26 “Turp, turp”/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve