Kosova si Ukraina? Gazetarët përplasen për situatën në veri
Genc Burimi i ftuar në Euronews Albania e krahasoi situatën e tensionuar në veri të Kosovës, me situatën e luftës në Ukrainë. Por gazetarja Gerta Zaimi tha se nuk mund të krahasohen këto dy vende, pasi sipas saj rëndësia e Ukrainës është shumë më e madhe sa u takon politikave botërore.
“Amerika është garante e pavarësisë së Kosovës dhe të Ukrainës. Ukrainë/ Kosovë është e njëjta gjë, por djalli shikohet në detaje; Amerika dhe Perëndimi garantojnë pavarësinë, por jo identitetin territorial shembulli, Krimeja, është Ukraina e pavarur por pa Krimenë. Në Metrovicë është e njëjta gjë. Kjo po ndodh sot me Ukrainën. Mos ngatërroni pavarësinë me integritetin territorial, kjo i duhet Kosovës, se kemi një zonë gri që është pa shtet e cila është Mitrovica”,-tha Genc Burimi.
Gerta Zaimi nga ana tjetër tha se nuk e kupton logjikën e Genc Burimit, pasi sipas saj është e tepruar të thuash se Kosova është si Ukraina. Ajo tha se rëndësia e Ukrainës është shumë më e madhe.
“Është lufta e Ukrainës ajo që po bën përcaktimin e shumë politikave të jashtme në Europë, është ajo që po çon në përshpejtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në hapa shumë të shpejtuar dhe me seriozitet nga ana e Europës për t’i futur, është ajo që po përshpejton edhe liberalizimin e vizave për Kosovën.
Pra, lufta në Ukrainë, ka determinuar një sërë politikash të jashtme europiane dhe amerikane. Lufta në Kosovë, kur u bë nuk determinoi dhe sot e kësaj dite ajo nuk determinon as lëvizjet e Europës e as të Amerikës. Është egocentrizëm shumë i madh t’i krahasosh”,-tha Gerta Zaimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 17:13 Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj
- 17:07 Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë
- 16:43 Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë
- 16:35 Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes
- 16:32 SPAK dërgon në gjyq ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të pandehur të tjerë
- 16:31 Babai dhe dy djemtë shpallen fajtorë për vrasjen e dyfishtë në Kurjan të Fierit