Zyrtare/ Serbi–Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, ndeshja zhvendoset në Leskovac
Tani është konfirmuar zyrtarisht nga UEFA se përballja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, nuk do të zhvillohet në Beograd.
Ndeshja do të luhet më 11 tetor në stadiumin “Gradski stadion Dubocica” në qytetin e Leskovacit, afër kufirit me Kosovën.
Vendimi është marrë për arsye sigurie, për të shmangur tensionet e mundshme në një duel që në të kaluarën ka tejkaluar kufijtë e futbollit.
Zhvendosja nga stadiumi “Rajko Mitić” është kërkuar fillimisht nga vetë Federata Serbe e Futbollit, ndërsa UEFA e ka miratuar këtë lëvizje dhe pas dakordësisë së Federatës Shqiptare të Futbollit për shkak të vlerësimeve të riskut të lartë.
Në pritje mbetet ende vendimi për praninë e tifozëve, pas sjelljes problematike të tifozërisë serbe në ndeshjen kundër Anglisë.
Të dyja skuadrat janë pjesë e Grupit K ndërsa Shqipëria ka grumbulluar 8 pikë pas pesë ndeshjesh, ndërsa Serbia ndjek me 7 pikë nga katër takime.
Ndeshja do të zhvillohet më 11 tetor në orën 20:45 ndërsa ky vendim vjen në sfondin e kujtimeve të incidentit të rëndë të ndodhur më 14 tetor 2014 në ndeshjen Serbi–Shqipëri në Beograd, që u shoqërua me tensione të shumta dhe ndërprerje të takimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion