Zyrtarja e DASH: Problemi i korrupsionit në Shqipëri duhet kaluar me ndihmën e SPAK
Drejtoresha për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Colleen Hyland, korrupsionit në Shqipëri duhet të mbahet nën kontroll dhe ky problem duhet kaluar me ndihmën e SPAK.
Komentet Hyland i bëri gjatë konferencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Tiranë.
Ajo theksoi gjithashtu se çdo vend i rajonit duhet të fokusohet tek sipërmarrjet dhe investimet, duke shtuar se SHBA dhe BE do të jenë në mbështetje të tyre.
“Korrupsioni është një çështje e madhe jo vetëm në Shqipëri apo Ballkan. Ky problem duhet tejkaluar me ndihmën e SPAK. Nëse vendi mund korrupsionin do të integrohet në Bashkimin Europian dhe do të thithte investime. Duhet të mbani në kontroll korrupsionin dhe ndryshmet ligjore që bëni duhet të jenë në përputhje me BE.
Korrupsioni duhet të mbahet nën kontroll sepse ligjet duhet të përditësohen dhe të sillen në përputhje me standardet e BE. Ju nevojitet ky fokus dhe ky vendosmëri dhe ne do ju mbështesim për këtë.
Nëse Shqipëria ka për të bërë përpara nuk mund të përparojë e vetme dhe ne duam të jemi partnerë të Shqipërisë, BE dëshiron të jetë partner i Shqipërisë. Ajo që ne nxisim dhe inkurajojmë është që Shqipëria të marrë në konsideratë cilësinë e investimeve që mund të vijnë në rrugë të saj.
Nuk mendoj se ka gjë më motivuese sesa sipërmarrësit dhe personat e biznesit që duan të investojnë në këtë rajon dhe duan të mbeten këtu me vende të mira pune. Këto konferenca janë të mira dhe për të çuar përpara këtë gjë”, u shpreh zyrtarja e DASH.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon