1.3 mld euro shitje pronash, INSTAT: Në 2023 u arrit niveli më i lartë historik
Ndërtimi dhe pronat e patundshme janë ato që dhanë më shumë kontribute në rritjen ekonomike në vend. Vetëm gjatë vitit të kaluar, industria shënoi 1.3 miliard euro shitjesh, arkëtimi rekord që nga 2019-ta.
Kërkesa për prona të patundshme ka vijuar të jetë e lartë përgjatë vitit 2023.
Sipas INSTAT, shitjet neto, sipas aktivitetit ekonomik, për prona dhe ndërtime arritën në 136.8 miliardë lekë ose 1.3 miliardë euro vetëm vitin e kaluar, niveli më i lartë historik.
Sipas të dhënave, vlera e shitjeve ka filluar të rritet pas vitit 2019 ndërkohë që në 2022 dhe 2023 volumi i shitjeve u rrit me ritme më të shpejta.
Aktiviteti i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme kanë pësuar rritje vitet e fundit. Në përbërjen e prodhimit të brendshëm bruto, industria e ndërtimit zë pjesën më të madhe. Edhe në kontributin e rritjes ekonomike, industria e ndërtimit është ajo që dha kontributin më të madh, me 1.28% vetëm në tre mujorin e fundit të vitit të kaluar.
Por pesha që aktiviteti i pronave të patundshme dhe ndërtimit zë në ekonominë e vendit është në pozicion të zhdrejtë me tkurrjen së popullsisë, e cila për shkak të plakjes dhe emigracionit, ka ulur ndjeshëm fuqinë blerëse.
Gjithashtu çmimet e apartamenteve në kryeqytet janë shumë më të larta sesa të ardhurat mesatare, teksa Shqipëria renditet ndër vendet me fuqinë blerëse më të ulët në rajon.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)