Mbi 1 mijë civilë të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, raporton OKB-ja

4 Prill 2022 | 07:30

Të paktën 1 417 civilë janë vrarë në Ukrainë që prej fillimit të pushtimit rus. Ky është raportimi i zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut të dielën.

Sipas këtij raportimi, 121 nga viktimat ishin fëmijë. 2 038 qytetarë të tjerë janë plagosur.

Shumica e viktimave civile të regjistruara u vranë me armë shpërthyese duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sulmet me raketa.

Shumë nga vrasjet ndodhën në pjesë të vendit të kontrolluara nga ukrainas, të cilat kanë pësuar bombardime të rënda nga forcat ruse – duke përfshirë zona në Ukrainën perëndimore larg vijave të frontit. Të paktën 67 nga vdekjet kanë ndodhur në republikat lindore të Donetsk dhe Luhansk, sipas deklaratës.

Ndërkohë OKB-ja shtoi se ka të ngjarë që numri i civilëve të jetë shumë më i lartë se ai i raportuar.

“Veçanërisht në territorin e kontrolluar nga qeveria dhe veçanërisht ditët e fundit, pasi marrja e informacionit nga disa lokacione ku kanë vazhduar armiqësitë intensive është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit,” thuhej në deklaratë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026