1 Euro = 97 Lekë! Eksperti: Kush përfton nga rënia e monedhës evropiane
Euro sot kapi nivelin minimal të këmbimit me lekun, 1 me 100 lekë. Një rekord negativ ky që është i destinuar të thyhet shumë herë në javët ne vijim, sidomos në kulmin e sezonit veror të turizmit.
Analistet e tregut janë përgatitur për uljen e ndjeshme të euros në tregun tonë gjatë verës, ndoshta dhe për 1 euro me 98 lekë, duke parë fluksin e shtuar të monedhës evropiane në Shqipëri, nga vizitorët e shumtë të huaj, dërgesat e emigrantëve, investimet e huaja direkte dhe paraja informale dhe e pistë.
Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli tha në një intervistë për Euronews Albania se deri në verë 1 euro pritet të këmbehet me 97 lekë. Nga kjo rënie sipas tij përfiton së pari qeveria, që gjysmën e borxhit e ka në euro ndërsa të ardhurat i ka në lekë.
“Këtë vit parashikohet të ketë edhe më shumë vizitorë të huaj, dërgesat e emigrantëve janë gjithnjë në rritjen, parashikohen 1,1 mld këtë vit. Kemi një cunami eurosh që e bëjnë të pamundur rënien e vlerës së euros. Nga kjo situatë përfiton së pari qeveria, që gjysmën e borxheve i ka në euro, dhe ngaqë ulet euro dhe te gjitha të ardhurat i ka në leke, ul edhe borxhin. Ndikimin më negativ nga rënia e euros e ka industria. Deri tek 1 euro me 97 lekë pritet të shkojë gjatë sezonit veror”, tha ai.
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane