“1 orë për të rrahur ballokumet në legen”, nënë Buqja zbulon sekretet e recetës
Nënë Buqja nga Elbasani ka treguar se sekreti për të bërë ballokume të mira është te rrahja e tyre. Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albania”, ajo tregoi se ena për të përgatitur këtë ëmbëlsirë duhet të jetë prej bakri dhe jo enë plastike, ndërsa luga duhet të jetë prej druri.
Gjithashtu ajo tha se një tjetër sekret për të realizuar recetën e ëmbëlsirës së Ditës së verës është se përdoret edhe finja, uji me hi.
“Kam pasur një tenxhere ku rriheshin ballokumet dhe ajo ishte prej bakri. Nuk rriheshin ballokumet nëpër plastikë. Ballokumja ka një sekret. Ka miellin e misrit, gjalpin vezët, ujë finje, që është uji me hi.
Sekreti i madh është që ne kur rrihnim ballokumet uleshin në tokë dhe i rrihnim për një urë me lugë druri. Jo me këto mikserat që kanë dalë tani. Rrahja ishte në të njëjtin drejtim.
Ne uleshim poshtë, e vinim legenin mes këmbëve dhe i rrihnim në një drejtim dhe ato bëheshin të buta”, tha nënë Buqja, zonja nga Elbasani për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë