100 kuzhinat më të mira/ Italia e Japonia në krye, si renditet Shqipëria
Kuzhina shqiptare renditet këtë vit në vendin e 91, nga 100 vende që klasifikon faqja Taste Atlas. Ajo është vlerësuar për gatime si fërgesa, flija dhe qoftet e fërguara.
Nëse flitet për ushqim të mirë dhe me shije, ai gjendet në Itali, Japoni dhe Greqi.
TasteAtlas, një faqe interneti e specializuar për kuzhinat në mbarë botën, ka publikuar së fundmi renditjen e saj vjetore. Në 100 vende të marra në shqyrtim, Shqipëria renditet në vendin e 91-të.
Renditja vjetore synon të bashkojë kuzhinat, pjatat, qytetet, produktet ushqimore, përbërësit më të mirë, si dhe listat e restoranteve e librave të gatimit.
Në total për këtë vit janë vlerësuar 395 mijë pjata, të cilat identifikuan 50 artikujt ushqimorë më të vlerësuar për secilën kuzhinë.
Notën më të lartë për Shqipërinë e mori këtë vit fërgesa e Tiranës, flija, gjiza dhe qoftet e fërguara.
Italia dhe Japonia arritën rezultate mesatare identike, por Italia siguroi edhe një herë vendin e parë, falë picës, që mori një vlerësim superior. Kuzhina greke doli si e treta më e vlerësuara.
Ndërkohë, pjata më e vlerësuar për vitin 2023 është Picanha e prerë me mish brazilian, e ndjekur nga buka malajziane Roti Canai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë