10 ngjarjet kryesore të orëve të fundit në Ukrainë
16 Mars 2022 |
10:15
Lufta në Ukrainë ka hyrë sot në ditën e 21-të. Ndërsa forcat ruse po përpiqen të avancojnë drejt Kievit, Ukraina bën thirrje për më shumë ndihma ushtarake dhe humanitare nga Perëndimi.
- Ushtria e Ukrainës pretendon se 13 800 ushtarë rusë janë vrarë që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt. Sipas raportit të bërë publik nga Ministria e Mbrojtjes janë shkatërruar 430 tanke, 1 375 mjete luftarake, 190 sisteme artilerie dhe 108 helikopterë.
- Holanda dhe vende të tjera anëtare të NATO-s do të vazhdojnë t’i ofrojnë armë Ukrainës edhe pse dërgesat mund të bëhen shënjestër e sulmeve ruse, shprehet ministrja e holandez e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren.
- NATO pritet të mbledhë gjeneralët ushtarakë gjatë ditës së mërkurë për të hartuar një plan se si mund t’i bëjnë ballë Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.
- Kompania shtetërore ruse e energjisë, Gazprom thotë se vazhdon të dërgojë gaz në Evropë përmes Ukrainës, me një volum ditor prej 95 metër kub, raporton ‘Reuters’.
- Qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, Kharkiv ka qenë në sulm gjatë mesnatës së martë dhe mërkurë, ku mes viktimave kanë mbetur dhe civilë. Përveç rezidencave të banimit, nga bombardimet është shkatërruar dhe një shkollë.
- Ministri britanik i Mbrojtjes duke iu referuar të dhënave të shërbimeve inteligjente, thotë se forcat ruse po hasin vështirësi nga terreni në Ukrainë dhe kjo po bëhet pengesë për avancim.
- Nga sulmet e fundit në Kiev, të paktën 12 ndërtesa banimi janë dëmtuar. Dy persona janë plagosur ndërsa 37 të tjerë kanë mundur të evakuohen. Punonjësit po kërkojnë për viktima nën rrënoja.
- Dy gazetarë të televizionit amerikan Fox News janë vrarë në Ukrainë, bën me dije stafi. Kameramani Pierre Zakrzewski, 55 vjeç dhe Oleksandra Kuvshinova, 24, humbën jetën pasi makina e tyre u qëllua në periferi të Kievit.
- Forcat ruse raportohet se kanë marrë pacientë dhe staf mjekësor nga spitalet në qytetin e rrethuar në Mariupol. Sipas BBC, zv.kryebashkiku, Sergei Orlov thotë se në spital ishin 400 pacientë dhe mjekë, të cilët Rusia po i përdor si pengje.
- Presidenti i Ukrainës, Zelensky pritet që të mërkurën të mbajë një fjalim në Kongresin Amerikan, ku do të bëjë thirrje për ndalimin e fluturimeve mbi Ukrainë dhe do të kërkojë më shumë ndihma ushtarake, përfshirë avionë luftarakë. Gjatë një fjale drejtuar vendin në mesnatë, Zelensky ka konfirmuar takimin mes zyrtarëve ukrainas dhe rusë duke shtuar se negociatat tanimë janë më realiste.
Lajme të Sugjeruara
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
Zjarr masiv në Porto Palermo
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng