11-vjeçe kampione ping-pongu, shqiptarja triumfon ndaj lojtarëve të huaj
Ana Kokoneshi, është vajza nga Elbasani e cila u shpall Kampione në Turneun Ndërkombëtar të Ping-pongut “Ilia Kareski” në Prilep, duke triumfuar ndaj lojtarëve nga Greqia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
11 vjeçarja me përkushtimin dhe kujdesin e trajneres Greta Kovaçi, triumfoi mes qindrave pjesmarrësve.
“Ndjehem shumë e lumtur sepse me gjithë guximin tim dhe pa shumë emocione arrita që të marr kupën, dhe e dija që do e merrja sepse e doja një kupë tjetër me patjetër sepse doja të rritesha më shumë dhe kjo kupë është shumë e rëndësishme për mua”, tha kampionja e “Ilia Kareski”.
11 vjeçarja e nxënëse e shkollës ” Qamil Guranjaku”, thekson se sakrificat dhe stërvitja e bëri që edhe në këtë kompeticion t’ia dilte. Ndërkohë që tregon se ka nisur të luaj që në moshën 6 vjeç.
“Ishte pak e vështirë, nuk mund të them se është e thjeshtë, por le të themi që ja dola. Ping pongun e kam nis ta luaj në moshën 6 vjeçare. për mua është një lojë që me shkathtëson pas mësimeve. Kjo do të mbetet si profesion gjatë gjithë jetës sime”, tha Kokoneshi.
Ana ndjek hapat e motrës së saj e cila është stërvitur nga trajnerja Kovaçi. Dhe këtë çmim ia dedikon asaj.
“Motra ime shkonte në stërvitje dhe luante dhe trajnoheshe me zyshën time Greta Kovaçi, dhe duke e parë motrën vendosa ta filloj këtë sport që të isha me motrën në një sport. Unë këtë çmim ia dedikoj motrës pasi më stërvit shumë dhe kujdeset për mua, dhe jo vetëm motrës por të gjithë familjes për përkushtimin”, shtoi 11-vjeçarja.
Ana Kokoneshi, ka marrë pjesë në shumë arena ndërkombërare, me përkushtim e sakrificë ka arritur të fitoj shumë çmime dhe të shfaqë talentin dhe urinë që ka për të fituar.
LEXONI GJITHASHTU:
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset