14-vjeçari nuk iu bind urdhrit dhe plagosi dy efektivë në Vlorë, reagon policia
Një 14-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës mbrëmjen e djeshme në lagjen “24 Maji”, pasi drejtonte automjetin pa leje qarkullimi dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë.
Sipas raportimeve nga policia, 14-vjeçarit i është bërë shenjë nga patrulla e policisë për të ndaluar makinën, por ai nuk i është bindur urdhrit dhe ka përplasur dy efektivë të policisë. Pas kësaj, 14-vjeçari ka zbritur nga makina dhe ka ikur me vrapë ku më pas është bërë e mundur dhe kapja e tij.
“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me oficerin e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Vlorës, kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të një shtetasi 14 vjeç.
Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, rreth mesnatës, në lagjen “24 Maji”, kanë konstatuar një automjet që drejtohej nga i mituri, i cili po kryente manovra të rrezikshme në rrugë. Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë për ndalim, por drejtuesi nuk i është bindur urdhrit, ka rritur shpejtësinë dhe ka tentuar të godasë shërbimet e Policisë me automjet.
Pas disa minutash ndjekjeje, në vendin e quajtur “Kinoteatri”, shërbime të tjera Policie i kanë bërë sërish shenjë për ndalim, por ai ka vijuar lëvizjen dhe ka goditur automjetin e Policisë, duke shkaktuar dëmtimin e 2 punonjësve të Policisë në detyrë.
Në vijim të ndjekjes, drejtuesi ka braktisur automjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.
Dy punonjësit e Policisë të dëmtuar morën ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Veprimet procedurale u kryen në prani të psikologut, mbrojtësit ligjor dhe nënës së të miturit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për trajtimin e të miturve.
Automjeti që drejtonte 14-vjeçari u bllokua, ndërsa pronares së automjetit (nënës së tij) iu pezullua leja e drejtimit dhe iu vendos masë administrative, sipas parashikimeve të Kodit Rrugor.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale:
“Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Shkatërrimi i pronës”.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë prindërit që të ushtrojnë kontroll dhe përgjegjësi të vazhdueshme prindërore, duke mos lejuar në asnjë rast drejtimin e automjeteve nga të miturit, pasi këto veprime rrezikojnë seriozisht jetën dhe shëndetin e tyre, të përdoruesve të tjerë të rrugës, si dhe të vetë punonjësve të Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut