“140 deputetë kukulla”-Thano: Si mund të kërkosh ndryshim nga ata që vuajnë për bukë
Gazetari Adrian Thano është shprehur se 140 deputetë të Parlamentit janë “kukulla” që paguhen kot nga taksat e shqiptarëve.
Komentet Thano i bëri në emisionin “Barometri” në Euroneës Albania, ku tha se kur ndryshimi nuk vjen nga këta deputetë që i kanë të gjitha kushtet, nuk ke si i kërkon ndryshim qytetarëve që vuajnë për bukën e gojës.
Ai tha gjithashtu se në Shqipëri populli e ka humbur besimin te klasa politike dhe voton vetëm për interesa dhe jo për atë që shikon dhe beson.
“Logjika do ta donte që pas këtyre viteve që ai është në pushtet dhe hetimeve të SPAK, shifrat duhet të ishin ndryshe.
Çfarë është bërë këtë vit pozitive për qytetarët që është rritur Berisha. Vlen edhe për Ramën. Ndoshta përqindja e presidentit lidhet edhe me faktin që ai nuk është angazhuar. Nëse ai do zgjidhte një profil politik shumë më aktiv, nuk do kishte këtë pëlqyeshmëri.
Dmth nuk të kam inat, skam mendim negativ, pse të mos kem mendim pozitiv. Plus që është edhe ish-ushtarak dhe merr mbështetjen e militantëve të PS. Nuk është më ai votuesi që voton me ato që shikon apo dëgjon. Është një popull besimhumbur te klasa politike.
Nuk mund t’i kërkosh një votuesi që vuan për bukën e gojës që të ndryshojë. Po ndryshon ti. 140 deputetë atje janë kukulla. 2-3 deputetë janë atë që bëjnë. Kur nuk bën ai ndryshimin, si ja kërkon t’i ndryshimin atyre që vuajnë për bukën e gojës në cepat e Shqipërisë”, tha Thano.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:44 Rama: Review-t negative ndaj bizneseve në kulmin e sezonit, sulm i pabesë dhe i motivuar politikisht
- 09:35 Turistët e huaj zbulojnë bukuritë e Vlorës, Karaburuni dhe Sazani në krye të listës (VIDEO)
- 09:14 Paraziti Cyclospora përhapet në SHBA, ende nuk dihet burimi i infeksionit
- 09:04 Britania e Madhe përjeton valën më ekstreme të të nxehtit, thyhen rekordet historike
- 08:53 Dritarja e avionit shkëputet gjatë fluturimit në Greqi, pasagjeri mbetet pjesërisht jashtë
- 08:30 Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit