145 bebe në Vlorë në tre muajt e parë të vitit, 70% të rasteve lindjet janë natyrale
145 bebe kanë ardhur në jetë në Vlorë përgjatë 3 muajve të parë të këtij viti. Pavarësisht tendencës në rang vendi që vjen në ulje, në Vlorë lindjet vitet e fundit janë në po të njëjtat shifra.
“Ne kemi lindshmëri pothuajse stabile në këto dy-tre vitet e fundit. Ka një tendencë rënieje por nuk kemi rënie drastike të paktën këto dy-tre vjet.
Mjekja obstetër gjinekologe, Sofika Xhelilaj, tregon se në 70% të rasteve gratë dhe vajzat lindin në mënyrë natyrale, por tepër e përdorshme është edhe operacioni në 30% të rasteve të lindjeve.
“Ne kemi një shifër jo dhe aq të keqe se lindja është një proces që ka dhe të papritura gjatë rrugës. Faktikisht është 70 me 30, pra 70% lindje normale e 30% me operacion.”
Tendenca e familjeve të sotme sipas mjekes është të kenë më pak fëmijë.
“Çiftet e reja që ndjekin në fillim karrierën martohen vonë sa të krijojnë të mirat materiale, shtëpi. Tendenca është që i fillojnë vonë lindjet, ku dhe infertiliteti është shumë më i shprehur, mezi bëjnë një ose dy. Është tendenca me pak fëmijë, me 1, se është futur shumë metoda e kontracepsionit, planifikimi familjar. Secili e ka shumë të planifikuar atë që bën.”
Paola Kuca, sapo ka sjellë në jetë vajzën e saj të dytë, mes emocionesh ajo ka një mesazh drejtuar të gjitha vajzave dhe grave por edhe çifteve të reja, që pavarësisht planeve që kanë, prioritetin duhet ta kenë tek familja.
“Unë kam vajzën e parë 3 vjeç e gjysmë, tani prita vajzën e dytë me shumë dashuri, me shumë përzemërsi, faleminderit Zotit. Planet gjithmonë janë t’i shtyjmë, janë afatgjata për të pasur karrierë, punën, por prioriteti është të zgjerojmë familjen, aty ku ka dashuri, ka paqe, ka çdo gjë, prandaj jam pro zgjerimit të familjes dhe sa më shumë fëmijë, begati e çdo gjë. …Ne gratë që përjetojmë pak këtë ndjenjën e frikës, si do shkojë, si do vejë, e harrojmë sa shikojmë sytë e të vegjëlve tanë”,-tha Paola Kuça.
Nga viti në vit ajo çka vërehet është një tendencë në rënie të numrit të lindjeve, por dhe rritje të moshës së të bërit nënë e prindër të të rinjve, duke u dhënë prioritet karrierës e punës sesa fëmijëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur në autostradën Tiranë–Durrës
Berisha reagon pas protestës pranë Parlamentit: Policia ushtroi dhunë ndaj qytetarëve, të lirohen të shoqëruarit
Aksident tragjik me dy të vdekur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës
- 15:59 Pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur në autostradën Tiranë–Durrës
- 15:33 Berisha reagon pas protestës pranë Parlamentit: Policia ushtroi dhunë ndaj qytetarëve, të lirohen të shoqëruarit
- 15:15 Aksident tragjik me dy të vdekur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës
- 15:09 “Planet madhështore”, Rama publikon bisedat e organizatorëve të protestës, qytetari: Mos e ço nëpër mend dorëheqjen
- 14:51 Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar
- 14:40 “Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave