15 vjet burg kush përmend fjalët ‘luftë’ e ‘pushtim’ i Ukrainës në Rusi
Pas një minutë heshtje për ushtarët rusë të vrarë në Ukrainë, anëtarët e Parlamentit rus votuan unanimisht ligjin që ndëshkon me 15 vjet burg këdo që përhap informacione të rreme mbi sulmet e ushtrisë.
Ligji në fjalë e ndalon përdorimin e fjalëve “luftë në Ukrainë” dhe “pushtimin e trupave ruse”, pasi sipas Moskës, ajo që po ndodh është vetëm një operacion ushtarak.
Ofensiva kundër mediave që nuk i shohin gjërat në këndvështrimin e Kremlinit kërcënon t’u mbyllë gojën zërave të pavarur në Rusi.
Në ditët e fundit, media ikonë si stacioni radiofonik “Jehona e Moskës” mbylli dyert. Ai ishte organi mediatik më kritik në Rusi.
“Jemi në një situatë thuajse luftarake dhe qeveria po aplikon hap pas hapi ligje kufizuese që prekin lirinë e shprehjes në tërësi dhe jo vetëm atë të gazetarëve. Por na duhet të pranojmë se e kemi harruar se si jetonim 30 vjet më parë, përpara Mikhail Gorbaçov. Në fakt, po kthehemi në ato kohë”, thotë Alexei Venediktov, kryeredaktor i radios “Ekho Moskvy”.
‘Dozhd’, stacioni televiziv më i pavarur në Rusi, njoftoi të enjten se po ndërpriste operacionet pas kërcënimeve të autoriteteve për mbylljen e tij.
Stacioni, një nga mediat më kritike të mbetura në Rusi, mbajti një edicion lamtumire, me gazetarët që mbajtën fjalime dhe që më pas u panë teksa dilnin nga studioja.
Të premten, autoritetet ruse kufizuan aksesin në faqet e internetit të “BBC”, “Deutsche Welle”, “Meduza” dhe radios “Svoboda”.
Nga ana e tyre, vendet perëndimore mbyllën “Russia Today” dhe “Sputnik” në kuadër të sanksioneve.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 17:43 Metani në Kuvend: Janë trajtuar 1,635 ankesa gjatë vitit 2025, sfidë mbeten vonesat në drejtësi
- 17:13 Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj
- 17:07 Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë
- 16:43 Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë
- 16:35 Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes
- 16:32 SPAK dërgon në gjyq ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të pandehur të tjerë