150 euro gjobë për targat, gazetari: Mund të ketë përshkallëzim të situatës
Nga 21 nëntori deri më 21 janar, pronarët që kanë ende makina me targat serbe në Kosovë, do të gjobiten me 150 euro.
Ky është vendimi më i fundit i qeverisë së Kosovë. Për këtë gazetari Lirim Mehmetaj u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se kur të fillojë të zbatohet kjo masë mund të përshkallëzohet situata në veri.
“Në fazën 3 javore nuk do të prodhohet ndonjë problem. Kur të fillojë procedura e gjobitjes, atje dihet që ka një mosbindje qytetare dhe mund të ketë një përshkallëzim të situatës. Edhe nga Beogradi vijnë thirrje për mosbindje ndaj këtyre rregullave”, u shpreh ajo.
Gazetari nënvizoi më tej se Albin Kurti nuk jep shumë informacion dhe prandaj është e pamundur të sqarohet në hapa logjikë se çfarë pretendon ai të bëjë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian