“16 banda duan të më zhdukin”- Durim Bami kërkon të mos ekstradohet në Shqipëri
Euronews Albania mëson se Durim Bami u është drejtuar me një kërkesë autoriteteve në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku kërkon që të mos ekstradohet në Shqipëri.
Bami e ka argumentuar këtë kërkesë me shqetësimin se jeta e tij është në rrezik në Shqipëri. Ai pretendon se rrezikohet nga rreth 16 banda që synojnë eliminimin e tij fizik.
Ai thekson në kërkesën drejtuar autoriteteve në Emiratet e Bashkuara se një kthim në Shqipëri do të ishte fatal.
Arrestimi për herë të dytë i Bamit u konfirmua të hënën nga Interpol-i i Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dhabi, pas arrestimit të mëparshëm në muajin qershor.
Durim Bami është një nga emrat më të përfolur të botës së krimit në Shqipëri. Ai rezulton i përfshirë në kultivimin e parcelave të drogës në zonën e Fushë-Krujës, po ashtu, mbi të rëndojnë akuzat për sigurimin e kushteve për të vrarë ish-deputetin e Partisë Socialiste në Lezhë, Arben Ndoka, si dhe për sigurimin e kushteve për të vrarë dy miqtë e Ervis Martinaj, Erigers Mihasin dhe Tori Xheçukën.
Autoritetet shqiptare tashmë po punojnë për të organizuar ekstradimin e tij, në mënyrë që të përballë akuzat që rëndojnë mbi të. Mund të ndiqet një mënyrë e ngjashme me Plaurent Dervishaj për ekstradimin e Bamit nga Dubai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos