16-vjeçarja nga Tirana, nismëtare e marshimit kundër dhunës ndaj femrave: Nuk jemi plaçkë

4 Qershor 2020 | 14:50

Një 16-vjeçare mund të ngrejë në këmbë shoqërinë, me zërin dhe këmbënguljen e saj. Këtë e dëshmon nxënësja e shkollës “Besnik Sykja’’ në Tiranë, Erisa Fjolla. Ajo na tregon se është prekur shumë nga abuzimi i rojës së shkollës ndaj bashkëmoshatares së saj e ka prekur shumë por jo vetëm kaq, e ka shtyrë të reagojë fort, duke u bërë zëri i qindra qytetarëve të tjerë.

Ajo nuk e kishte menduar aspak se ky postim i saj në rrjetet sociale dhe fjalët që kishte zgjedhur, do të nxisnin jo vetëm shokët e saj të klasës, por edhe shumë qytetarë të tjerë për të protestuar.

“Ideja ishte që të bënim një marshim në heshtje si punë zije, me pankarta që çdo vajzë tjetër të mos përdhunohej dhe të mos ndihej vetëm dhe të jenë të forta se nuk kanë bërë asgjë gabim, thjesht ishte një fatkeqësi e jetës dhe dua që ta kalojnë dhe i adhuroj sinqerisht.

Nuk e prisja të bëhej aq virale, m’u duk sikur e gjithë përgjegjësia do të ishte e imja edhe nuk doja. Nuk doja, sepse do ishte, sikur do isha unë ajo përgjegjësja që do i bëja të gjitha femrat të ngrinin zërin, ndërkohë unë vet jam edhe kështu e përlotur”, theksoi 16-vjeçarja. 

Ajo përpiqet t’i japë kurajë çdo vajze të denoncojë këdo që tenton ta dhunojë apo të abuzojë me të.

“Thjesht dua t’i them që të ngrenë zërin, nuk kanë bërë asgjë gabim, nuk është turp edhe pse mentaliteti shqiptar i vendos në një pozitë që i thonë që është turp, por në fakt nuk është”, shton ajo.

Nuk ndalet me kaq, por ajo  kërkon që shoqëria të emancipohet, të ndryshojë, të ketë barazi gjinore.

“Është një presion shumë i madh që i bëhet vajzave, sepse mendohet se mashkulli nuk kishte një faj dhe femra provokon, vajza provokon, por është krejt e kundërta, sepse meshkujt këtu në Shqipëri, i jepet një piedestal shumë i madh, ndërsa femra është e ulët, është ajo “plaçka”, thjesht një shërbëtore”, shtoi ajo.

Por, ndërsa thirrjes se saj iu bashkuan menjëherë shumë qytetarw qw nuk e njihnin fare. Erisa tregon se disa prej shoqeve tw saj edhe pse ishin gati të dilnin në protestë për t’i thënë “stop dhunës dhe abuzimeve”, u tërhoqën për shkak se nuk u lejuan nga familja

“Është budallallëk shumë i madh, sepse fëmijën tënd do mbrosh. Brezi i prindërve tanë gjithmonë ka pas një rrymë shumë të keqe. Mënyra e vetme që mund t’i edukojmë është duke iu thënë të flasin me fëmijën, të kenë një marrëdhënie shumë të mirë. Edhe fëmija duhet të hapet me prindërit e tyre. Të kalonin kohë me fëmijët e tyre të ishin më të afërt se në fund të fundit familja është fuqi”, shton ajo.

Erisa na thotë se falë përkrahjes së prindërve dhe dëshirës për të pasur një të ardhme ndryshe nga e tashmja,  gjithmonë do të ngrejë zërin për të tilla çështje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026