“16-vjeçarja shkonte në spital dhe rrinte me Dervish Hasin”,avokati: E çonte familja
Avokati i Dervish Hasit, Ndue Pjeta tha se klienti i tij nuk e ka ditur që vajza ishte nën moshën 18 vjeçare. I ftuar në “Good Morning Albanians”, ai tha se ishte vajza ajo që e ka dashur në fillim këtë lidhje dhe që i shkruante mjekut, ndërsa ky i fundit ka nisur procedurat ligjore që të martohej me të pa e ditur se vajza ishte nënë moshën 18-vjeçare.
Ai tha se ndaj mjekut ka pasur kërcënime edhe më herët lidhur me këtë çështje, sipas avokatit ai ka tentuar të distancohet nga 16-vjeçarja, por ajo ka insistuar.
“Vajza i ka shkuar te puna. Ajo i shkruante në telefon. Ajo asistonte me telefonata. Vajza ka thënë gjithnjë që ka qenë ajo që e ka nisur. Përjashtohet çdo opsion që ndaj saj mund të jetë ushtruar dhunë. Ajo ka thënë që ka shkuar me dëshirën e saj, ka qenë e vetëdijshme. Dervish Hasi nuk e ka ditur që ajo ka qenë 16 vjeçe. Ai tha edhe në gjyq që e dinte se ishte mbi 18-vjeç”,-tha avokati.
Avokati tha gjithashtu se familjarët e çonin te spitali që ajo të rrinte me mjekun, ata nuk e kishin arritur akoma bashkëjetesën, por kishin ndërmarrë veprime ligjore, për tu përgatitur për bashkëjetesën. Sipas tij Hasi ishte mjeku më i mirë dhe e gjithë kjo mund të jetë edhe një kurth kundër tij. Ai tha se vajza shkonte shumë shpesh te spitali që të takonte mjekun dhe se ajo shoqërohej nga familjarët e saj.
“Vajza shkonte një ditë po një ditë jo te spitali, e çonin familjarët që të rrinte me mjekun. Ajo i di të gjitha”,-tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 18:59 Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 18:43 Mrekulli në Venezuelë, shpëtohet foshnja 18-ditëshe pas 32 orësh nën rrënoja
- 18:43 Vance pretendon se SHBA-të i kanë të gjitha kartat në Iran: Ata janë të dobët, Amerika fiton
- 18:32 Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit
- 18:30 “Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
- 18:20 Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president