“17 muaj frikë për autizëm edhe për djalin e dytë”-Nëna tregon përjetimet e forta

3 Prill 2023 | 10:21

Inxhinierja Miranda Livadhi, nënë e dy fëmijëve, njëri prej të cilëve me spektrin autik ka treguar për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se ka pasur shumë frikë në lindjen e dytë.

“Mbase njeriu më shumë se fantazinë duhet të përdorë prakticitetin, këtë ta mëson më së shumti një fëmijë me autizëm. Nuk është një moment i caktuar ku mësova se Jamarbri ka spektrin autik. Janë vështirësitë e vazhdueshme gjatë rritjes që ty të çojnë në dyshime derisa e konfirmon specialisti dhe në momentin që konfirmohet të them të drejtën isha pak më e çliruar se ankthi i parë sepse autizmi nuk është një kufizim.

Kur ka lindur Dardani deri në 17 muaj kam përjetuar ferrin sepse mënyra si po rritej Dardani dhe guaska ku isha mbyllur unë ishte e pashmangshme. Nuk mendoj që ka një prind që mund të qëndrojë jashtë kësaj gjëje. Dardani pati zhvillim më të ngadaltë dhe kjo ishte një frikë e madhe e imja. Foli dhe eci me shumë vonesë, por kur i bëri këto i bëri në mënyrën më normale të mundshme,” – u shpreh Livadhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024