1700 policë të angazhuar për sezonin! Zëdhënësi i policisë së shtetit tregon detajet
Zëdhënësi i policisë së shtetit, Gentjan Mullai tha në një intervistë për Euronews Albania se 1700 efektivë policie do të jenë të angazhuar në terren për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Ai theksoi se nga analiza e bërë nga policia e shtetit u arrit në konkluzionin se ishte e nevojshme një trupë e posaçme për të monitoruar hapësirën detare, por edhe në liqene dhe lumenj për të ruajtur sigurinë e pushuesve.
“Për këtë vit, për sigurinë në plazhe është ngritur polica detare, një njësi e posaçme që është bërë prezente në Vlorë 1 muaj më parë me iniciativë të kryeministrit. Kjo njësi policore përbëhet nga 105 punonjës police që janë trajnuar prej muajsh, të pajisur me 35 mjete lundruese jet ski që janë bërë dhuratë nga biznesi vendas dhe me to do kontrollojnë gjithë vijën bregdetare nga Velipoja në Ksamil. Janë efektivët e policisë kufitare, në rrugë tokësore do jenë punonjës me biçikleta, do monitorojnë edhe vijën bregdetare për çdo lloj mjeti lundrues brenda vijës së pushuesve”, tha Mullai.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut