“2 kryebashkiakë nën hetim nga SPAK vijojnë detyrën”/ Gazetari zbulon emrat
Gazetari Julian Hoxha e cilësoi një dritë jeshile hetimin e SPAK për ish-punonjës të Kadastrës të përsfhirë në shitblerjen e votës në këmbim të legalizimeve.
Në emisionin Review në Euronews Albania ai theksoi se vendi ynë ka eksperienca negative lidhur me hetimin e krimeve zgjedhore, ndërsa kujtoi faktin se dy kryebashkiakë, ai i Rrogozhinës dhe Roskovecit vijojnë detyrën, edhe pse janë zyrtarisht nën hetim nga SPAK.
“Kemi eksperienca negative deri më tani lidhur me hetimin e krimeve zgjedhore, kemi dy kryebashkiakë që vijojnë detyrën ndonëse janë nën hetim nga SPAK, zyrtarisht njëri nën hetim tjetri për gjykim, Rrogozhina dhe Roskoveci. Por kjo dosje është shumë rëndësishme se çështja e pronës është nga më të ndjeshmet në historinë e tranzicionit shqiptar, janë 8 mijë viktima për shkak të konflikteve për pronën. Kemi mijëra qytetarë që zvarriten në gjykata për shkak të mbivendosjeve dhe kur shteti vjen dhe me shkop magjik të sjell certifikatën, të gjithë dorëzohen dhe thonë urdhëro votë më jep certifikatën, ndaj ky hetim ka rëndësi”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Strukturë e posaçme që do merret me krimet zgjedhore, Ferhati zbulon lëvizjen e SPAK
- “Më duhen 600 vota ose…”/ Zbardhen përgjimet që çuan në SPAK Artan Lamen
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane
- 08:10 Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)
- 08:10 Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA të pranojë kushtet!
- 08:06 Irani sulmon radarët dhe sistemet mbrojtëse ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein
- 08:02 Zelenskyy shkarkon Ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov konfirmon largimin