2 të vdekur nga sulmet e reja ruse në Ukrainë, mes tyre një 10-vjeçar
Rusia ka nisur të premten sulme të reja në Harkiv, duke lënë të vdekur të paktën dy njerëz, përfshirë një fëmijë 10-vjeçar, kanë thënë autoritetet ukrainase në rajonin e Harkivit.
Një ditë më parë, në këtë rajon janë vrarë dhjetëra persona, si pasojë e sulmeve ruse.
Sulmet në Hroza afër Harkivit përbëjnë një prej sulmeve më vdekjeprurëse ndaj civilëve.
Dhjetëvjeçari dhe gjyshja e tij 68-vjeçare janë vrarë derisa 28 persona tjerë janë plaogusur, ka thënë kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov.
Në mesin e të plagosurve është edhe vëllai 11-muajsh i djaloshit të vrarë.
Guvernatori rajonal, Oleh Synyehubov, ka thënë se sipas gjetjeve të fundit, dy raketa Iskander i kanë goditur Kievin dhe rajonin Osnovyan të Harkivit, qytet me 1.4 milion banorë.
Pretendimet e tij nuk janë veritifikuar në mënyrë të pavarur.
Komisionarja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Elizabeth Throssell, ka thënë se e ka dërguar një ekip për ta hetuar sulmin në Hroza.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se sulmi ka qenë “terrorist”, derisa Shtëpia e Bardhë e ka quajtur sulmin “të tmerrshëm për njerëzit e Ukrainës”.
Kombet e Bashkuara kanë kërkuar që sulmet të ndalen menjëherë.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë