2 vjet nga arrestimi, Thaçi pa datë gjykimi, avokati: Roli i dëshmitarëve të huaj
Ekipi mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një mocioni të dërguar gjykatësit të procedurës paraprake, ka treguar se janë tetë dëshmitarë ndërkombëtarë që planifikon të ftojë në gjykimin pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.
Avokati Tom Gashi në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se dëshmitarët e huaj që janë thirrur në gjyqin ndaj Thaçit janë personalitete që e njohin historinë e Kosovë gjatë luftës dhe mund të flasin jo vetëm për Thaçin, por edhe për personalitetin e ish-udhëheqësve të UÇK.
Ai u shpreh se politikanët në Kosovë e votuan Gjykatën Speciale pa e lexuar fare raportin e prokurorit amerikan që e hidhet poshtë raportin e Dick Marty, për të cilin u ngrit kjo gjykatë, ndërsa theksoi se në Kosovë populli ishte kundër.
“Këta dëshmitarë mund ta ndihmojnë gjykatën vetëm as i përket personaliteteve të tyre. Më konkrete do jetë kur të nisë gjykimi që do të jetë publik. Sot është dita e fundit që përmbushen 2 vjet nga arrestimi i Thaçit dhe një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës kanë qenë kundër formimit të Gjykatës Speciale, që përfshiu gjithë kombin shqiptar pasi supozoi trafikun e organeve në Shqipëri nga ushtarët e UÇK”, tha Gashi.
Thaçi, si ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkë me ish-eprorët e tjerë: Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.
Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”