Braçe i akuzoi si kartel, importuesit e miellit kundërpërgjigjen: Vazhdon me gjuhën ‘imperializmi amerikan’, shiko bursën

14 Shtator 2021 | 08:29

“Muhabetet e karteleve janë muhabete pa bukë,” – kështu iu përgjigj kryetari i Shoqatës së Importuesve të Miellit Adi Haxhiymeri akuzës së Erion Braçes.

Reagimin e tij, Haxhiymeri e ka konsideruar si gjuhë të liberalizmit amerikan dhe social liberalizmit sovjetik. Sipas tij gjithçka është shumë e thjeshtë për t’u kuptuar, mjafton të hapësh çmimin e grurit në bursë.

“Ndërkohë iku, u harrua karteli i importuesve të grurit, prodhimit të miellit, shitjes, prodhuesve të bukës. Sot karteli ka njoftuar çdo prodhues brumërash se do të rrisë çmimet në 30%,” – shkroi Braçe në Facebook.

Ai mohoi kartelet e përmendura nga Braçe ndërsa theksoi se rritja me 30% është gënjeshtër.

Eksperti u shpreh se gruri vijon të rritet në bursë në mënyrë graduale.

“Çmimi i rritjes së miellit është maksimumi 10%, pra nga 50 në 55 lekë, megjithëse jo kudo është me këtë çmim. Kemi ardhur në një pikë që nuk ka më, kontratat e reja që po mbërrijnë janë me çmime edhe më të larta,” – tha Haxhiymeri.

Kryetari i Shoqatës së Importuesve të Miellit deklaroi se nga bilancet deri tani janë prodhuar rreth 20 milionë ton grurë më pak, shifër kjo tronditëse për tregun.

Për shkak të ndryshimeve klimatike ka pasur një rritje të lartë të çmimit të grurit që rrjedhimisht ka sjellë dhe rritjen e çmimit të miellit.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022